Zvicer/ Dopiete e Sadikut ne fitoren e Locarnos
nga AlbaniaSoccer   E diel, 15 Maj 2011 22:29   Shtyp

armando_sadikuIsh sulmuesi i Elbasanit po shkelqen ne Zvicer. Shtate gola me Locarnon ne pak muaj mbajne firmen e tij. Sot Armando Sadiku ka shenuar nje dopiete shume te rendesishme per Locarnon qe ka fituar tre pike te cmuara per mbijetese kunder skuadres Servette. Sadiku eshte vetem 19 vjec dhe ka fituar zemren e tifozeve te Locarnos dhe gezon besimin e plote te drejtuesve dhe trajnerit qe e ka afruar ne ekip. Sot ai shenoi golin e barazimit ne minuten e 8-te pasi kater minuta me pare skuadra e tij ishte ndeshkuar. Locarno kaloi ne avantazh ne minuten e 29-te me ane te Hassell por miqte barazuan ne fillim te pjeses se dyte. Golin e fitores dhe pikeve te arta e shenoi sulmuesi shqipetar ne minuten e 67-te. Ky ishte dhe goli i shtate per te qe pas largimit nga Elbasani ne janar dhe transferimit te skuadra e Locarnos ne kategorine e dyte te Zvicres.

Pirro Nika

komente