Legjionaret/ Bakaj do vetem tre minuta per te shenuar gol ne fitoren e Dinamos Bukureshtit
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 16 Maj 2011 22:26   Shtyp

elis_bakaj_dinamo_bukurElis Bakaj ka dashur vetem tre minuta ne dispozicion per te shenuar golin e rradhes per Dinamon e Bukureshtit. Shqipetari e ka nisur si titullar takimin dhe ne minuten e 3-te ka zhbllokuar rezultatin duke shenuar golin e pare. Dinamo e Bukureshtit e ka vene ne diskutim fitoren me modestet e Vitoria Branestit kur ka pesuar gol ne minuten e 57-te. Skuadra e Bakaj ka gjetur forca per te shenuar edhe dy gola te tjere dhe fituar takimin me rezultatin 3-1. Megjithate Dinamo e Bukureshtit tani nuk shpreson me ne kampionat ku eshte dorezuar por beson se do te fitoje Kupen e Rumanise ku do te prese Steauan.

Pirro Nika

komente