Legjionaret/ Rapid Vjene, nxjerr ne shitje Hamdi Salihin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Maj 2011 19:54   Shtyp

hamdi_salihi_rapidSuperforma e treguar kete vit nga Hamdi Salihi ka bere qe drejtuesit e Rapidit te Vjenes te nxjerrin ate ne shitje. Duke dashur te perfitojne sa me shume financiarisht nga transferimi i tij, shkodrani eshte listuar si nje lojtare per te cilin priten oferta. Kete lajm e ka pranuar vete tekniku qe do te drejtoje Rapidin ne Bundesligen Austriake, Peter Schottel. Per Salihin ka disa oferta nga vende te ndryshme. Skuadra nga Rusia, Ukraina dhe Franca interesohen prej disa kohesh per te. Bomberi shkodran ka shenuar kete vit 18 gola ne kampionat me Rapidin duke qene sulmuesi me i mire i ketij ekipi. Ai ka dhe nje vit kontrate me kete ekip por Rapidi ka zgjedhur te perfitoje sa me shume te mundet nga shitja e tij.

Pirro Nika

komente