Ne fokus/ Skandali basteve ne Itali, arrestohet nje shtetas shqiptar
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 01 Qershor 2011 22:49   Shtyp

skandalSkandali i basteve ne Itali i hapur dy dite me pare ka perfshire edhe nje shqipetar. Mes 16 te arrestuareve ka qene edhe nje shtetas shqipetar qe jeton dhe punon ne vendin fqinj. I. Mehmeti, emri i tij nuk tregohet nga policia italiane eshte arrestuar dhe tani akuzohet pas ketij skandali te ri te plasur ne vendin fqinj. Shtetasi I.Mehmeti, 53 vjeç, nga Peqini, njoftohet se ështe mes te arrestuarve ku ben pjese edhe Giussepe Signori, futbollist i njohur ne Itali dhe ish-kapiten i Lazios. Ne mediat italine sqarohet mes te tjerave se shqiptari ka perfituar 100 mije euro pas nje basti te vendosur ne Shqiperi ne 27 mars te ketij viti per ndeshjen Siena-Sassuole e cila po hetohet me dyshimin si e trukuar. Vec kesaj ndeshje ne dyshim jane edhe shume te tjera te cilat kane hapur nje skandal te madh ne Itali qe ka prishur edhe nje here imazhin e futbollit qe para disa viteve ishte nder me te fortet dhe te bukurit ne bote. Vec ndeshjeve te Serise B dhe atyre te kampionateve te meposhtme nen hetim eshte dhe ndeshja Inter-Lece e series A. Te tjere te arrestuar pritet ne ditet e ardhshme dhe gjithashtu priten te zbardhen edhe te tjera ndeshja te trukuara.

Pirro Nika


komente