Levizjet/ Vajushi te Hajduk Split, ceshtje oresh
nga AlbaniaSoccer   E premte, 03 Qershor 2011 17:44   Shtyp

armando_vajushiTalenti shkodran Armando Vajushi do te luaj vitin tjeter ne Kroaci duke ju bashkuar mesfushorit tjeter shqiptar qe luan me Hajdun e Splitit, Ervin Bulkut. Xhevairi i shkodraneve do te transferohet ne nje kampionat me te forte se ai shqiptar me shpresen se do te rritet dhe do te behet nje lojtar i madh ashtu si i ka te gjitha gjasat. Rreth 200 mije euro mendohet ti kushtoje Hajdukut blerja e Vajushit, por keto nuk jane bere akoma zyrtare si detaje. Menaxheri i tij dhe babai qe e ndjek nga afer gjithe operacionin po bisedojne me drejtuesit e Hajdukut dhe shume shpejt do te firmoset dhe kontrata. Per Vajushin gjate ketyre diteve kane qene te interesuara edhe skuadra te medha si Ajaksi i Amsterdamit, Hamburgi dhe Espanjoli.

Pirro Nika

komente