WWC/ Bajramaj "bie viktime" e kameras se fshehte
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Qershor 2011 11:21   Shtyp

fatmire_bajramaj_cup_thumbTelevizioni shteteror Gjerman ARD e ka tallur Fatmira Bajramaj permes emisionit "Verstehen Sie Spass". Ne shqip quhet "Kamera e Fshehte" ose "Kuptojeni Humorin".
Ata kane organizuar ekstra nje studio sportive. Ne kete serial, menaxheri i ekipit te saj te ri 1 FFC Frankfurt para kamerave televizive ka deklaruare se: "Sapo kemi arritur nje marreveshje me ekipin amerikane te Western New York Flash dhe do e huazojme Lira Bajramaj per nje vit ne Amerike. Ne kontraten e saj ka nje klauzule qe kjo na mundeson kete. Edhe pse ajo do merr me pak leke se sa ne Frankfurt. Kjo do ta ndihmoje ate te zhvillohet ne anen sportive dhe njerezore. Si dhe do kete mundesine te mesoj perfekt Anglisht. Me pak leke, nje shtet tjeter dhe te gjitha pas shpine". Bajramaj reagon e tronditur: " Nuk eshte e mundur. Kjo nuk ben asesi. Puh, tash kam filluar te djersitem".
Lira e kuptoj humorin, edhe pse ishte e shokuar e perballoj me simpati situaten. Televizioni gjerman me 2 Korrik ne ora 20.15 do ta transmetoj te tere versionin e kameras se shpejte per kete epizod me Liren.
Bajramaj nuk pritet qe te luaje ne ndeshjen e pare te Gjermanise kunder Kanadase te dielen. Edhe pse Nr. 3 ne Bote, asaj i ka zene vendin shoqja e saj e dhomes Da Mbabi.
Bajramaj ne stervitjen e fundit luajti me ekipin e dyte dhe ka fituar kunder 11- shes se pare me rezultatin 2:0.
Me nje gol dhe nje asistim.
E cuditshme eshte se, qe kur eshte bere futbollistja me e paguar ne Gjermani, ajo ne Kombetaren Gjermane me shume po fillon nga pankina.

Sami Bacaj

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide