Legjionaret/ Te shtunen pritet zyrtarizimi Canes te Lazio
nga AlbaniaSoccer   E premte, 01 Korrik 2011 19:55   Shtyp

lorik_canajGallatasaraji dhe Lazio kane rene dakort per shkembimin Muslera-Cana. Te shtunen pritet qe te mbaroje kjo histori e gjate qe ka nje muaj me zhvillime. Te dyja klubet jane marre vesh me njera tjetren, Cana ka deshire qe te kryhet kjo levizje ndersa ajo qe pritet tani eshte vetem ok i portierit uruguajan. Akordi mes klubeve ishte nje nga pengesat kryesore te shfaqura deri tani, pasi Gallatasarai synonte te perfitonte sa me teper nga shitja e mesfushorit, kurse Lacio kerkonte te ulte çmimin. Me cfare eshte mesuar nga mediat italiane, Cana pritet te perfitoje 1.7 milione euro ne sezon tek klubi roman, 800 mije euro me pak nga sa perfiton aktualisht me Gallatasarain, me te cilin ka edhe tre vjet kontrate.

 

komente