Europa Lige/ Thun-Vllaznia, hyrja falas ne stadiumin “Arena Thun”
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 16 Korrik 2011 16:23   Shtyp

bileta_per_ndeshjeNdeshja e kthimit midis Thun te Zvicres dhe ekipit kuqeblu te Vllaznis se Shkodres e vlefshme per turin e dyte te Europa Lige do te luhet te enjten e 21-Korrikut ne stadiumin “Arena Thun”. Drejtuesit e klubit zviceran kane menduar qe hyrja per ne stadiume te jete falas ne menyre qe te ofrojne sa me shume tifoze ne mbeshtetje te ekipit te tyre, por kjo gje do jete e vlefshme edhe per tifozet shqipetare e sidomos ata shkodrane qe do shkojne drejt Zvicres per te mbeshtetur ekipin e tyre te zemres. Nje numer i konsiderushem tifozesh pritet te udhetojne nga Italia drejt Zvicres. Tifozet shkodrane qe punojne dhe jetojne ne Itali kane filluar me organizimin per te bere te mundur pranine e tyre sa me te madhe ne shkallet e stadiumit.

Te interesuarit mund te kontaktojne ne numrin e tel: 3420482243 ose duke shkruar ne adresen email  Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa  .

komente