Legjionaret/ Hamdi Salihi ne 11-tshen e javes ne Austri
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Korrik 2011 22:48   Shtyp

hamdi_salihi_rapidMediat austriake kane vleresuar me nota maksimale bomberin shqipetar Hamdi Salihi pas golit dhe paraqitjes se mire qe ai beri ne ndeshjen e pare te kampionatit. Shkodrani zuri menjehere vend ne 11-tshen e javes si sulmuesi me i mire. Ne modulin e perzgjedhur nga “news.at” 3-4-3, sulmuesi i Rapidit te Vjenes eshte pozicionuar ne rolin e sulmuesit te djathte, duke e formuar treshen e repartit ofensiv se bashku me Alan te Salzburgut ne qender dhe Sand te Kapfenbergut ne krahun e majte.Ne takimin hapes te sezonit te ri te Bundesliges austriake, Salihi u aktivizua ne minuten e 67 nga trajneri Peter Shetel dhe pas vetem 24 sekondash ne fushe realizoi golin e avantazhit per Rapidin. Ky ishte nje vleresim i madh per te dhe nje tregues i rendesishem per klubin qe ka bere mire duke e mbajtur bomberin shqipetar edhe per nje vit tjeter ne skuader.

 

komente