Europa League/ Fat i keq per shqipetaret ne Europe
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Korrik 2011 23:54   Shtyp

elis_bakaj_dinamo_bukurFati i keq i ka ndjekur sot ne Europa League skuadrat ku luajne futbollistet e kombetares sone. Dinamo e Bukureshtit ku luan Elis Bakaj nuk ka fituar kunder Varazdinit duke barazuar ne shtepi me rezultatin 2-2. Elis Bakaj nuk ka qene as ne stol ne kete ndeshje i pa preferuar nga trajneri i tij.  Ne ndeshjen e kthimit Dinamo e Bukureshtit duhet te shenoj te pakten nje gol dhe shpresojme qe trajneri jo vetem ta grumbulloje Bakajn por dhe ta aktivizoje ne fushe.

Skuadra tjeter e shqiptareve ne Europe ka qene Karabkh. Azerbaxhanist kane qene te pafuqishem ndaj belgeve te Club Bruzhe dhe jane mundur 4-1 ne takimin e pare luajtur ne Belgjike. Ansi Agolli dhe Admir Teli e kane filluar nga minuta e pare dhe kane luajtur per 90-minuta. Agolli ka marre dhe nje karton ne minuten e 48-te. Karabakh nuk e ka shmangur dot humbjen e thelle dhe ne ndeshjen e kthimit ka shume pak shpresa per te permbysur rezultatin.

komente