Europa League/ Kualifikohen Dinamo Bukuresht dhe Vorskla, e mbyll me kaq Karabakh
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Gusht 2011 20:54   Shtyp

admir_teli_qarabaghSot ne turin e trete te Europa Liges kane luajtur pese futbolliste shqiptare. Bakaj, Dallku, Agolli, Teli dhe Januzi kane qene te vetmit shqiptare ne Europe. Dinamo e Bukureshtit eshte kualifilkuar por Bakaj nuk ka luajtur fare. Karabakh ka fituar me Agollin e Telin ne fushe por eshte skualifikuar. Vorskla eshte kualifikuar dhe ne fushe ishte vetem Dallku ndersa Januzi nuk luajti.

Bakaj – Dinamo e Bukureshtit ka arritur nje kualifikim mjaft te veshtire ne Kroaci perballe Varteks Varazhdinit. Rumunet kane arritur te fitojne jashte fushes se tyre me nje fitore 2-1 pasi ne ndeshjen e pare kishin barazuar 2-2 ne Bukuresht. Sulmuesi i kombetares shqiptare Elis Bakaj nuk ka qene as ne stol per kete ndeshje pasi trajneri e kishte menduar si te panevojshem. Dinamo eshte kualifikuar dhe Bakaj mund te kete mundesi ne turin tjeter per te luajtur ne Europa League.

Agolli & Teli – Karabakh ka fituar per prestigj ndeshjen e kthimit me Klub Bruzhin. Dy shqiparet Admir Teli dhe Ansi Agolli kane luajtur nga minuta e pare deri ne fund te ndeshjes dhe kane marre nota mjaft te mira per paraqitjet e tyre. Ne ndeshjen e pare Karabakh u mund ne Belgjike me rezultatin 4-1 dhe keshtu jane skualifikuar.


Dallku & Januzi
– Vorskla Poltava eshte kualifikuar per ne turin pasardhes te Europa Leagues duke fituar si ne ndeshjen e pare edhe ne te dyten 2-0 me Sligo Rovers. Armend Dallku luajti per 90-minuta ndersa sulmuesi tjeter shqiptar Ahmed Januzi nuk ishte as ne stol. Vorskla ka oreks kete vit per te bere gjera te medha ne Europa League dhe tani pret shortin per te pare kundershtarin e rradhes.

komente