Bundesliga I/ Roshi 34-min dhe te verdhe ne humbjen e Kelnit, Lala asnje minute ne fitoren e Hanoverit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Gusht 2011 17:17   Shtyp

odiseRoshiFC Shalke 04 – FC Keln 5-1

Odise Roshi ka gjetur me shume hapsire ne ekipin e tij te Kelnit ne ndeshjen e dyte. Lojtari shqipetar eshte aktivizuar ne minuten e 56-te, ne vend te Peszko-s, duke luajtur per me shume se 34-minuta ne humbjen tenistike qe ka pesuar Kelni. Ekipi i Roshit ka kaluar i pari ne avantazh, por nuk ka mundur ti beje balle dyshes sulmuese Huntelari-Raul qe te dy sebashku shenuan kater gola. Kelni renditet ne vendin e fundit me dy humbje ne dy javet e para te Bundesliges I. Javen e trete Kelni do te prese ne fushen e tij Kaiserslautenin.

FC Nuremberg – Hanover 96 1-2

Kapiteni i Shqiperise Altin Lala vazhdon te mos aktivizohet asnje minute me ekipin e tij te Hanover  96. Skuadra e tij ka arritur fitoren e dyte rradhazi po ne kaq jave te luajtura duke u renditur e para ne Bundesliga I. Lala megjithese nuk luan prej kohesh me ekipin e tij vazhdone te mbetet kapiteni i Shqiperise dhe lojtare i pazevendesueshem per formacionin kuqezi te Kuzhes.

komente