Euro 2012/ Me 2-Shtator ceremonia e lamtumires se Alban Bushit nga futbolli i luajtur
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Gusht 2011 17:38   Shtyp

alban_bushiSulmuesi i mirenjohur i skuadres sone Perfaqesuese Alban Bushi do te largohet pergjithmone nga fusha e blerte si lojtar pikerisht me 2 shtator perpara fillimit te takimit per Eliminatoret e EURO 2012 Shqiperi - France.

Rekordmeni golashenues i fanelles kuqezi te Kombetares se Shqiperise do te jape lamtumiren e tij para publikut te zjarrte e futbolldashes i cili e ka brohoritur me zemer Bushin apo Lokun sic jane mesuar ta therrasin te gjithe ata qe e kane njohur ate qe ne rinine e tij te hershme.

Albani mbyll keshtu nje karriere te mbushur plot me suksese e cila zuri zanafillen e vet ne rrugicat e Tiranes duke fituar nje dimension profesionisti ne shume vende te Europes si Gjermani, Greqi, Bullgari, Turqi etj.

Kudo ku u aktivizua Bushi sigloi golat me emrin e tij si nje sulmues tipik, i forte e nuhates perpara portes. Ai tashme ka hyre ne historine e futbollit shqiptar me golat e shenuar jo vetem ne skuadrat ku luajti per shume vite por mbi te gjitha me ekipin tone Kombetar.

Mbi supet e Lokut rendojne shume tituj e fitore dhe me siguri ne te ardhmen ai ka me se te krenohet per arritjet e veta ne futboll,  te cilin e dashuroi, e respektoi dhe e vleresoi  pafundesisht.

Me 59 ndeshjet e zhvilluara, ai është ndër 5 futbollistët më të njohur shqiptarë, që ka veshur më shumë fanellën kuqezi të kombëtares sonë. Me 14 golat e shënuar, Bushi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ngjyrat e kësaj kombëtareje. Ai është i vetmi futbollist shqiptar, që është shpallur 2 herë kampion me fanellën e një skuadre të huaj. “Loku” është i vetmi futbollist shqiptar, që është shpallur edhe futbollisti më i mirë i huaj në një kampionat të fortë, siç është Bullgaria.

- Karriera e Alban Bushit


Skuadrat                                Ndeshje          Gola


1989-1994
SK Tirana                               20                    14
1994
Szeged                                    20                     7                 
1995-1996
SK Tirana                                2                      3
1995-1997
Flamurtari                                16                     7
1997-1998
SK Tirana                                5                      7
1998-1999
Apollon Smyrni FC                 13                     3
1999-2000
Liteks Lovech                          37                    14
2000-2002
Adanaspor                               29                    10
2001-2003
Istambulspor                            45                    16
2003-2005
Trabzonspor                            12                      0
2003-2005
Istambulspor                          51                    10
2004-2005
Dinamo                                  14                      5
2005-2006
Levadhiakos                          22                      8
2006-2008
Apollon Kallamarja                41                     13
2008-2010
Levadhiakos                           19                      1

- Karriera me përfaqësuesen

Ndeshje              Gola
1995-2007
67                    14

- Trofetë e fituar:

2 tituj kampion
1 herë “Këpuca e artë” (21 gola)
1 herë futbollisti më i mirë i huaj në Bullgari me Liteksin

Ne takimin Shqiperi - France Bushi do te shkelmoje topin e pare nga qendra per te mbetur si nje kujtim i bukur per te, sportdashesit dhe Kombetaren shqiptare.

Loku e meritoi nje lavdi te tille.

FSHF

komente