Legjionaret/ Kaljari dhe Siena kerkojne Bogdanin
nga AlbaniaSoccer   E martë, 23 Gusht 2011 22:00   Shtyp

erion_bogdani_cezenaErjon Bogdani mesa duket do te largohet nga Cezena. Per te interesohen Siena dhe Kaljari. Sulmuesi shqipetar nuk po kalon nje moment te mire te Cezena dhe i ka prishur marrdheniet me trajnerin Marco Gianpaolo. Me prane tij duket se eshte Kaljari qe e do ta marri huazim bomberin e kombetares kuqezi. Edhe Siena interesohet per te por Cezena nuk do ta japi pa perfituar financiarisht nga shitja e Bogut. Me Sienen Bogdani ka luajtur dy sezone dhe ka shenuar 13 gola duke lene nje kujtim te mire. Me Cezenen vitin e kaluar shenoi 8 gola ndersa vetem para dy ditesh i dha kualifikimin ne Kupen e Italise duke shenuar gol ne minuten e 119-te. Bogut i ka ngelur edhe nje jave per te vendosur para se te mbyllet merkato e veres.

komente