Europa League/ Dallku 90-min, Jonuzi shenon, eleminojne Bakajn nga Europa
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 25 Gusht 2011 20:55   Shtyp

ahmet_jonuzi2Skuadra e Vorskla-s, ka eleminuar Dinamon e Bukureshtit nga Europa League. Ukrainasit kane fituar dhe ne ndeshjen e kthimit te luajtur ne Rumani me rezultatin 3-2. Me rezultatin e pergjithshem 5-3 ekipi ku aktivizohen dhe dy lojtaret e kombetares Shqipetare Jonuzi dhe Dallku ka vazhduar per me tej duke eleminuar ekipin rumun ku luan lojtari tjeter i kombetares tone Elis Bakaj.

Te tre lojtaret e kombetares Shqipetare e kane filluar lojen qe nga minuta e pare. Ne minuten e 37-te, do te jete sulmuesi shqiptar Ahmed Jonuzi qe do te hape serine e golave. Per mesfushorin Elis Bakaj do te ishin rezervuar vetem 52-min, ne kete perballje pasi ai largohet dhe ne vend te tij aktivizohet Tucudean. Ne minuten e 63-te, mbrojtesi Armend Dallku do te ndeshkohej me karton te verdhe dhe vetem nje minute me vone Jonuzi do te zevendesohej nga Baranik i cili do te shenonte dhe dy golat e tjere per Vorsklen.

Klevis Bejkolli

komente