Kroaci/ Abilaliaj i jep fitoren Inter Zapresicit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 16 Shtator 2011 23:25   Shtyp

arber_abilaliajArber Abiliaj ish lojtari i Partizanit, Flamurtarit, Beses e Tiranes i ka dhene tre pike te rendesishme skuadres se tij Inter Zapresic. Ai prej dy vitesh luan ne kampionatin kroat dhe sot ka mundur te shenoj nje gol te rendesishem ne fitoren 1-0 kunder Rijekes. Abiliaj kishte kohe qe nuk shenonte por ai ka besimin e plote te drejtuesve dhe trajnerit te skuadres te cilet e mbajten ne skuader edhe per nje sezon tjeter. Abiliaj ka zhbllokuar ndeshjen ne minuten e 14-te dhe qe nga ai moment deri ne fund rezultati ka ngelur i fiksuar. Kjo fitore e ka ngjitur Inter Zapresicin ne vendin e dyte ne kampionat me 16 pike, tre me pak se Dinamo e Zagrebit.

komente