Austria/ Salihi-Nuhiu, kater gola ne kupe per Rapid Viena
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Shtator 2011 20:04   Shtyp

hamdi_salihi_rapidSulmuesi shkodran i kombetares Shqipetare, Hamdi Salihi ka shenuar tre gola ndaj ASK Bad Vöslau dhe nje tjeter e ka shenuar sulmuesi tjeter me origjine shqiptare Atdhe Nuhiu. Ndeshja ASK Bad Vöslau-Rapid Viena ka perfunduar me rezultatin e paster 4-1 per ekipin e Rapidit. Te dy sulmuesit e kane filluar lojen si titullar. Ne minuten e 9-te, Salihi do te hapte serine e golave. Pa kaluar mire dy minuta do te jete serish bomberi shkodran qe nga pika e bardh e penalltise do te shenoje golin e dyte per Rapidin dhe te dytin personal ne kete ndeshje. Ne minuten e 30-te, shtatlarti Atdhe Nuhiu do te trefishoj rezultatin ne 3-0. Ne minuten e 61-te, te zotet e shtepise ngushtojne rezultatin me ane te Wöhrer ne 3-1. Hamdi Salihi ne minuten e 72-te, do te realizoje dhe golin e kater per ekipin e tij duke realizuar dhe nje triplet personale ne kete perballje. Kete dyshe sulmi te Rapidit shume tifoze Shqipetare do te kishin dashur ta shikonin  dhe ne ekipin tone kombetar.

Kel Naraci

komente