Zvicer/ Sadiku i pandalshem, shenon serish ne fitoren e Locarnos
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 24 Shtator 2011 23:33   Shtyp

armando_SadikuArmando Sadiku po shenon rregullisht me skuadren e Locarnos dhe tani eshte vene ne qender te merkatos per muajin janar. Elbasanasi ka shenuar golin e pare ne ndeshjen kunder Vaduzit. Ne minuten e 16-te Armando Sadiku ka zhbllokuar rezultatin nderkohe qe ndeshja me pas ka perfunduar me rezultatin 2-1.

Sadiku po kalon nje forme mjaft te mire dhe po shenon rregullisht ne ligen e dyte zviceriane. Ai ka terhequr vemendjen e disa klubeve te liges pare por dhe skuadrave austriake e gjermane qe jane vene ne ndjekje te tij.

Persa i perket dy shqiptareve qe luajne ne nje skuader me Sadikun, Semina dhe Malindi nuk po gjejne hapesira sa duhet ne formacion. Semina ka luajtur vetem tre minutat e fundit si zevendesues ndersa Malindi ka qendruar ne stol gjate gjithe ndeshjes.

Locarno me fitoren e arritur sot eshte ngjitur ne vendin e dhjete ne tabelen e klasifikimit me tete pike te grumbulluara ne tete ndeshje.

komente