Legjionaret/ Hyka pushton mediat zviceriane
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Shtator 2011 22:05   Shtyp
jahmir_hyka_luzern_wwJahmir Hyka po kalon dite te gezuara ne Zvicer te skuadra e Luzernit. Mesfushori shtatshkurter me super ndeshjen qe beri kete jave me Luzernen e tij ka pushtuar mediat zviceriane qe i kane kushtuar vemendje te vecante talentit te tij. Trajnerit Jakin eshte pergezuar per perforcimin e marre nga Shqiperia dhe per Hyken mediat kete jave shkruanin se mesfushorit me tipare sulmuese i duhen dhene me shume minuta ne dispozicion. “Hyka ishte me i miri ne fushen e lojes dhe fitoi dy penallti per merite te tij”, keshtu shkruanin gazetat sportive vendase. Tani Jahmirit i duhet te tregoje me shume nga arsenali i tij pasi talentin e ka te shumte e nuk i mungon. Me Luzernen kryesuese ne kampionat Hyka mund te kete mundesi per te kapur nivele te larta.
komente