Legjionaret/ Hyka ne sondazhin per lojtarin me te mire te shtatorit ne Zvicer
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Shtator 2011 23:14   Shtyp

jahmir_hyka_luzernGazeta prestigjoze blick ne portalin e saj ne internet ka hapur nje sondazh ku lexuesit zvicerian do te kene te drejte vote edhe per pak ore. Cili do te jete lojtari me i mire per muajin shtator ne kampionatin zvicerian. Ne kete sondazh merr pjese edhe Jahmir Hyka, futbollisti shqiptar qe luan per skuadren e Luzernes, kryesuesen e kampionatit. Paraqitjet e mira qe shqiptari ka bere kete muaj si zevendesues me teper kane rene ne syrin e medias vendase qe e ka perfshire ate ne peseshen me te mire.

Hyka per momentin ndodhet ne vedin e dyte ne kete sondazh me 22.96 % te votave ndersa i pari eshte lojtari Baselit Fabian FreiĀ  32.7 % te votave.

Per Hyken edhe kaq eshte nje arritje e madhe pasi vlersimet per te kane qene te medha ne kohet e fundit.

komente