Legjionaret/ Salihi rikthehet ne fushe me gol
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 01 Tetor 2011 21:09   Shtyp

hamdi_salihi_rapidRapidi i Vjenes nuk e ka shmanguar humbjen perballe Admires por lajm i mire ka qene rikthimi me gol i Hamdi Salihit. Sulmuesi shqiptar i ka dhene barazimin e perkohshem skuadres se tij vetem dy minuta pasi u fut ne fushe. Edhe sot trajneri e kishte lene ne stol Salihin dhe e aktivizoi ate ne minuten e 77-te. Dy minuta me pas bomberi shkodran shenoi gol duke barazuar shifrat ne 3-3. Ky gol i Salihit ishte nje shuplake per trajnerin e tij qe po e injoron prej kohesh instiktin vrastar qe ka ai per golin. Ne fund te ndeshjes Rapidi Vjenes u ndeshkua me nje gol tjeter dhe u mund me rezultatin 4-3.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide