Australi/ Berisha rikthehet frikshem, poker golash me Brisbane
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Tetor 2011 22:00   Shtyp

besart_berisha_training_thumbBesart Berisha i eshte kthyer diteve te mira ne karrieren e tij. Pas dy golave qe kishte shenuar ne tre ndeshjet e para ne Australi, ai sot ka shenuar kater gola ne fitoren 7-1 qe Brisbane Roar arriti kunder Adelaide United. Golat e Berishes, ata te tre qe u shenuan ne pjesen e pare thyen dhe nje rekord per futbollin vendas. Sulmuesi shqiptar shenoi tre here brenda 5 minutash (24, 27, 29 min), duke e cuar ne 4-1 rezultatin. Ne pjesen e dyte Berisha shenoi edhe golin e katert personal ne minuten e 70-te dhe me pas u zevendesua nga trajneri i tij per ta ruajtur per ndeshjet e rradhes. Ish sulmuesi kombetares, ka arritur ne kuoten e gjashte golave ne vetem kater paraqitjet e tij te para tek Brisbane ne kampionatin australian.

komente