Ne fokus/ Berisha rremben vemendjen e mediave te huaja
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 31 Tetor 2011 23:41   Shtyp

besart_berisha_training_thumbKater gola ne vetem ne nje ndeshje dhe gjashte gjithsej ne kater perfaqesimet e tij me skuadren Brisbane Roar kane kthyer Besart Berishen ne yllin e kontinentit Australian. Tripleta qe realizoi ai brenda pese minutave beri te thyhej cdo rekord ne kampionatin vendas dhe menjehere portali njohur Goal.com e ka zgjedhur sulmuesin kosovar si nje nga 10-te me te miret e kesaj jave ne te gjithe boten. Berisha ka zene vend perkrah sulmuesi Van Persi qe i dha fitoren Arsenalit kunder Chelseat. Ish sulmuesi kombetares kuqezi po ben prezantime te mira dhe duket se po rikthehet ai i pak viteve me pare kur premtonte te luante ne majat e futbollit europian.

komente