Turqi/ Hair Zeqiri dhuron spektakel, Rizespori fiton
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Nentor 2011 15:45   Shtyp

hair_zeqiri_rizesporEkipi i Rizesporit ku luan dhe mesfushori i talentuar shqipetar, Hair Zeqiri ka arritur te fitoje ne trasferten e Kartalspor-it, me rezultatin 2-1. Vlonjati ka luajtur per gjate gjithe ndeshjes duke zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire madje ka dhuruar dhe spektakel ne fushen e lojes.

Per Rizesporin  shenoj Engin Aktürk ne minuten e 24-ter dhe Ousman Jallow ne te 45-ten. Per vendasit ka shkurtuar rezultatin Sezer Sezgin ne minuten e 85-te.

Pas javes se X, Rizespori mban vendin e dyte me 20-pike, kurse ne vendin e pare renditet Elazigspor po me 20-pike, por me golavarazh me te mire.

Pavaresisht se Hair Zeqiri ka qene titullar ne te gjitha ndeshjet me Rizesporin duke u shnderruar ne nje nga lojtaret kryesor te ekipit turk ende ne drejtim te tij nuk ka mberritur asnje thirrje nga FSHF.

Klevis Bejkolli

komente