Zvicer/ Locarno fiton, Semina dhe Sadiku protagonist
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Nentor 2011 08:09   Shtyp

klodian_semina_locarnoEkipi i Locarno-s, ku aktivizohen edhe tre futbollistet shqipetar Malindi, Semina dhe Sadiku ka fituar ne trasfert perball FC Wil 1900 me rezultatin 2-1.

Sulmuesi Sadiku eshte aktivizuar gjate gjithe ndeshjes kurse Malindi nuk ka luajtur per asnje minute. Klodian Semina ka luajtur deri ne minuten e 88-te, dhe eshte zevendesuar pas nje goditje qe ka marre ne kavilje. Shkodrani vazhdon te beje paraqitje te mira. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com ai deklaroi se :

“Ishte nje tre pikesh me mjaft vlera pasi jemi brenda objektivit te klubit.Duke pare qe bien gjashte skuadra nga kategoria ne duhet te renditemi te pakten te dhjetet ne renditjen perfundimtare. Deri tani jemi brenda objektivave shpresoj e jam i bindur qe do i realizojm ato”.

Locarno renditen ne vendin e shtate.

Kel Naraci

komente