Ne fokus/ Folrenc Bojaj talenti 15-vjecar qe luan ne Angli
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Nentor 2011 08:58   Shtyp

ball_goalFolrenc Bojaj sulmuesi me i mire i sezonit te kaluar per grup-moshen e tij. Sulmuesi 15-vjecar vjen nga Peja e Kosoves dhe ka ardhur ne Angli qe i vogel ku dhe eshte aktivizuar deri me tani.

Sezonin e kaluar ai luajti per Boreham Wood F.C duke shenuar plot 84-gola. Kete sezon ai kaloi te F.C Barnet Akademi, ku deri tani ka shenuar 8-gola.

Ai eshte nje sulmues potent. Dicka te tille e tregojn dhe golat e shenuar prej tij. Folrenc Bojaj eshte i gjate 184-cm, mund te luaj dhe ne krah te majte.

Para disa ditesh ai veshi per here te pare fanellen e kombetares Shqipetare ne miqesoren qe U-17 e Shqiperise zhvilloj ndaj vellezerve Kosovar.

Ai u aktivizua ne pjesen e dyte duke bere nje paraqitje mjaft te mire duke u evidentuar nga specialistet e ekipit kombetar te moshave si nje futbollist i se ardhmes dhe pse dy vjet me i vogel se sa lojtaret e tjere qe ishin ne fushe.

Pjestar te FSHF-se, kane menduar ta therrasin serish talentin 15-vjecar, kur te grumbullohet ekipi kombetar i moshave ne Janar.

 

 

komente