Legjionaret/ Gati rikthimi ne fushe per Ujkanin
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Nentor 2011 22:58   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraSajmir Ujkani do te rikthehet ne fushe me shpejt nga cfare ishte menduar. Portieri shqiptar qe luan per Novaren pas 36 diteve jashte fushave eshte rikthyer te merkuren ne stervitje. Nje maske karboni do te mbroje fytyren e tij qe eshte akoma e brishte pas atij demtimi te rende qe pesoi para nje muaji.

Mjeket e Novares kishin parashikuar qe Ujkani do te kthehej ne fushe para festave te dhjetorit por shqiptari eshte riaftesuar me shpejt nga cfare mendohej. Mediat italiane kane konfirmuar rikthimin e tij dhe Ujkani me shume mundesi mund te jete pjese e skuadres ne ndeshjen kunder Parmes.

komente