Ne fokus/ Interi njeh zyrtarisht klubin e tifozeve shqiptar
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 05 Dhjetor 2011 23:48   Shtyp

interSkuadra italiane e Interit, nepermjet faqes zyrtare ka njohur zyrtarisht klubin e tifozeve shqiptar “Ata qe mendojne se mbeshtetja per Interin eshte ne renie, kundershembulli me i mire jane klubet e ndryshme te tifozeve qe jane hapur se fundmi ne shume vende te botes”, lexohej ne komunikate, ndersa numeroheshin organizata te tilla, perveç asaj te Tiranes, edhe ne Suedi, Norvegji, Gjermani, Maqedoni e Japoni. ”Nje grup 20-vjeçaresh, i kryesuar nga Juxhin Rama dhe bashkepunetoret e tij Armand Troçi, Megi Gjongecaj, Erion Maksuti, Klejvi Drini, Rejnis Plaku, Albano Hoxhaj dhe te tjere kane themeluar ne Tirane nje prej klubeve me te medha te tifozeve te Interit jashte vendit. Sipas fjaleve te tyre, klubi interesit i Tiranes do te perhapet shume shpejt ne te gjitha qytetet shqiptare, nepermjet rekrutimit te bashkekombasve te apasionuar pas ngjyrave zikalter”, shkruhej ne komunikaten e publikuar ne faqen e Interit.

komente