Vazhdon interesimi i Tacit për Bolonjën
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 28 Tetor 2009 01:29   Shtyp

rezart_taciManjati shqiptar, Rezart Taçi është sërish i interesuar per blerjen e Bolonjës. Në një bisede per nje radio lokale ai shprehu hapur interesimin e tij per ekipin “kuq e blu”.

“Akoma problemet nuk janë zgjidhur, por jam duke punuar për këtë. Mund të them që interesimi im per Bolonjen vazhdon”, shpjegoi Taçi. 

Taçi i cili verën e kaluar nuk konkretizoj blerjen e ekipit kuqeblu për motive misterioze, pikërisht kur dukej që gjithcka ishte e kryer, nuk ka përjashtuar një rikthim të tijin në tratativa për blerjen e ekipit.

I pyetur nëse do të rifillonte bisedimet në prag të krishtëlindjeve ai i I ka hedhur poshte hipotezat :

“Jo. Për krishtëlindje jo, por verën e ardhshme në fund të kampionatit . Dëshira është përsëri. Unë vazhdoj të mendoj për Bolonjën. Nuk kam pasur kontakte me familjen Menarini kohët e fundit, por mendoj se nuk ka asgjë urgjente dhe kemi kohë të bollshme përpara për tu takuar dhe folur gjithashtu”. 

 Taçi ka mohuar për të disatën herë që blerja e Bolonjës nuk ka ndodhur per shkak te cmimi te lartë. 

Kel Naraci

komente