Austri / Salihi, Nuhiu zevendesues, Rapid humb kryesimin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Dhjetor 2011 03:35   Shtyp
hamdi_1salihiHamdi Salihi dhe Atdhe Nuhiu, qe te dy jane aktivizuar si zevendesues ne pjesen e dyte per skuadren e Rapid Vienes, qe nuk mundi te merrte tre piket ndaj Wacker Innsbruck. Takimi perfundoi ne barazim pa gola 0-0. Nuhiu hyri ne loje ne minuten e 55-te, kurse Salihi ne minuten e 75-te. Kjo eshte ndeshja e shtate rresht qe Salihi aktivizohet si zevendesues per skuadren e tij dhe nga keto shtate ndeshje, vetem ne dy takime ka luajtur me shume se 20 minuta. Ndaj Wiener Neustadt eshte aktivizuar 27 minuta ne Javen e 11-te, barazim 1-1 ne Viene dhe ndaj Kapfenberg ne Javen e 8-te, kur Rapid fitoi 5-1, qe luajti 24 minuta. Salihi hyri ne fushe ne minuten e 67-te, mori karton te verdhe ne minuten e 74-rt dhe realizoi ne minuten e 90-te, qe ishte edhe goli i fundit qe ka shenuar ne Bundesliga deri tani qe eshte luajtur Java e 18-te.
komente