Ukraine/ Dallku dhe Vangjeli titullare, Januzi zevendesues
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Dhjetor 2011 03:50   Shtyp
ahmet_jonuziVorksla humbi ndeshjen e trete nga kater te fundit qe ka zhvilluar ne Premier Liha duke zbritur ne vendin e 9-te ne klasifikim. Fituesja e Kupes se Ukraines edicionin e kaluar humbi jashte fushe 0-2 me Arsenal. Per Vorksla u aktivizua mbrojtesi i kombetares se Shqiperise Armend Dallku si titullar, nderkohe qe lojtari tjeter i kombetares, sulmuesi Januzi hyri si zevendesues ne pjesen e dyte. Ne pjesen e pare, Dallku u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 35-te.

Humbje kete fundjave pesoi edhe skuadra e Chernomorets qe u mund jashte fushes se vet nga Dnipro 0-1. Per skuadren "zi-kalter" si titullar gjate gjithe takimit u aktivizua edhe mbrojtesi i kombetares se Shqiperise Kristi Vangjeli.
komente