Legjionaret/ Cana i dedikon golin e pare tifozeve shqiptar
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 12 Dhjetor 2011 00:21   Shtyp

lorikCana_LazioMenjehere pas ndeshjes dhe golit te pare ne Serine A me skuadren e Lazios, Lorik Cana ne konferencen per shtyp para mediave ka bere nje dedikim te vecante. I pyetur se cfare kishte perjetuar nga goli i shenuar dhe per ke shkon ai gol, kapiteni kombetares kuqezi nuk ka harruar tifozet shqiptar. “Ai gol shkon per familjen time dhe per te gjithe vendin tim, Shqiperine. Tifozet shqiptar qe ndjekin Serine A dhe shqiptaret qe jetojne ne Itali. Ishte nje emocion i vecante kur topi perfundoi ne rrjete. Uroj ta bej serish kete”, ka thene Cana ne fund te ndeshjes Lazio-Lecce ku ai arriti te shenonte nje gol te rendesishem per skuadren e tij.

 

komente