Ne fokus/ Medin Zhega lufton me vdekjen
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Janar 2012 15:29   Shtyp

medin_zhegaIsh-trajneri i kombëtares shqiptare Medin Zhega është transferuar pak ditë më parë nga Kanadaja për në spitalin Nr.5 të Tiranës, në repartin e neurokirurgjisë. Gjendja e tij mësohet se është tepër e rëndë dhe se ai vazhdon të luftojë me vdekjen.

Zhega mësohet se është transferuar nga Kanadaja në fund të vitit 2011, me një avion special, për të mos shkaktuar komplikacione të mëtejshme. Ai pësoi një goditje cerebrale në muajt e verës, duke u rrëzuar në vaskën e shtëpisë në Kanada.


Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitale shumë të specializuara, ai mbeti në gjendje të rëndë dhe ende sot nuk arrin të flasë apo të përmendet. Medin Zhega ka qenë lojtar i kombëtares dhe trajner i saj për disa vjet.

komente