Itali/ Lorik Cana, qendron besnike Lacios!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Janar 2012 15:56   Shtyp

lorikcanaj_lacioLorik Cana do te qëndrojë dy muaj dhe jo një, larg fushave te futbollit pas dëmtimit qe pësoi ne takimin Lacio-Siena, ndërsa për tu rikthyer te luajë ne serine “A” shpreson ne mesin e muajit prill. Konfirmimi është bere nga vete kapiteni i kombëtares, qe përfundimisht nuk do te jete ne miqësoren e 29-Shkurtit ne Gjeorgji, qe është njëkohësisht edhe debutimi i trajnerit De Biasi ne krye te kuqezinjve. Cana ka mohuar kategorikisht përdorimin e votës se tij nga Federata Shqiptare e Futbollit ne nominimet për Topin e Arte, ndërsa ka deklaruar se gjithçka është bere ne mirëkuptim mes palëve. Ndërkohë, gjakovari i ka shpallur besnikëri Lacios, duke i quajtur thjesht zëra merkatoje dëshirën e francezeve te Sosho-s, për ta marre ne gjirin e tyre.

komente