Australi/ Berisha i jep fitoren Brisbane Roar dhe fton ne duel kundershtarin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Janar 2012 19:56   Shtyp

berisha_brisbane_roar_seperates_fightBrisbane Roar FC -Sydney FC  2-1

Sulmuesi Besart Berisha vazhdon paraqitjet e mira me ekipin e tij te Brisbane Roar FC. Sot ai ka shenuar golin e dyte, duke i dhene nje tre pikesh me mjaft vlera ekipit te tij i cili renditet ne vendin e dyte me 28-pike pas 17-ndeshjesh.

Deri ne minuten e 90-te, ndeshja ka qene 1-0 ne favor te Sydney FC. Arbitri kater akordon 5-minuta shtese dhe ne keto minuta fillon permbysja e madhe per vendasit. Ne minuten e 94-ter, S. Mohamed shenon nje gole shume te bukur nga goditja e denimit duke barazuar rezultatin. Nje minute me pas do te jete  ish sulmuesi i kombetares Shqipetare, Besart Berisha qe do te shenoje nje gol mjaft te bukur me koke duke i dhene fitoren ekipit te tij.

Ne perfundim te ndeshjes Besart Berisha ka pasur nje acarim me mbrojtesin Pascal Bosschaart te cilin e ka ftuar ne tunelin e stadiumit per nje “duel boksi” ndermjet njeri-tjetrit, por fale nderhyrjes se stafeve perkatese u shmang nje shfaqje e padesheruar.

Besart Berisha ka luajtur ne 16-ndeshje duke luajtur ne total 1395-minuta. Ai ka shenuar 9-gola dhe ka dhene 3-asis. Sulmuesi pret nje thirrje nga trajneri i ri kombetares per tu rikthyer ne ekipin kombetar Shqipetar.

Klevis Bejkolli

komente