Gjermani / Odise Roshi e bene “sefte” ne Bundeslige. I jep fitoren Kelnit !
nga AlbaniaSoccer   E diel, 05 Shkurt 2012 20:50   Shtyp

odiseRoshiOdise Roshi i ka dhene fitoren ekipit te tij te Kelnit ne trasferten e Kaizerslautenit. Mesfushori fierak ka hyre ne loje ne minuten e 70-te, ne vend te Peszko-s, dhe ne minuten e 72-te, ka shenuar golin e avantazhit per ekipin e tij.

Ne perfundim te 90-minutave, goli i shenuar nga lojtari i kombetares Shqipetare ka rezultuar deciziv per fitimin e  3-pikeve.

Ky ishte goli i pare i Odise Roshit ne Bundeslige qe kur u trasferua nga Flamurtari te Kelni ne veren e vitit 2011. Ai ka luajtur ne 11-ndeshje, por asnjehere s’ka luajtur 90-minuta te plota. Pas ketij goli atij mund ti jepet me shume hapesire nga trajneri ne ndeshjet e ardhshme.

Kelni pas kesaj fitoreje renditet ne vendin e 9-te, me 24-pike.

Klevis Bejkolli

komente