Ne fokus/ Adnan Januzaj nenshkruan një kontrate profesioniste me Manchester United
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Shkurt 2012 17:00   Shtyp

ball_goalAdnan Januzaj ka nënshkruar një kontrate profesioniste me skuadrën e pare te Manchester United. 17-vjeçari kosovar me pasaporte belge erdhi një vit me pare nga Anderlehti, ndërsa ishte futbollisti me i paguar te akademia e te rinjve, me 140 mije euro ne vit.

Talenti kosovar ka patur shume oferta, mes te cilave edhe nga Aston Vila apo francezet e Lile, por ne fund zgjodhi skuadrën e Aleks Ferguson, e cila derdhi ne arken e Anderleht një shume prej 700 mije euro.

Ferguson e ka përshkruar Januzajn si një futbollist te jashtëzakonshëm, ndërsa ne vetëm një vit ai ishte truri i skuadrës se akademisë ne organizimin e lojës se djajve te kuq.

komente