Ekskluzive/ Klodian Semina : Duhet te marrim pike ndaj Vaduzit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Shkurt 2012 19:08   Shtyp

klodian_semina_locarnoEkipi i Locarno ku luajne dhe dy lojtaret e talentuar shqiptar, Semina dhe Sadiku do te kene nje ndeshje mjaft te veshtire neser ndaj Vaduzit ne fushen e ketyre te fundit. Ne nje prononcim per Albaniasoccer.com, mbrojtesi shkodran Klodian Semina ka folur per kete perballje si dhe per barazimin e fundit qe ekipi tij arriti ndaj Chiasso-s.

“Ndeshja e neserme eshte mjaft decizive per Locarnon pasi tani kemi me shume se kurre nevoje per pike. Duhet ti largohemi dhe me shume zones se ftohte. Perballja me Vaduz-in, eshte mjaft e forte. Gjendja ne ekip eshte shume e mire dhe ne jemi pergatitur mire per kete ndeshje dhe besoj qe do marrim nje rezultat pozitiv”.

Si u prit Barazimi me Chiasso-n?

“Shume mire. Besuam deri ne fund dhe u shperblyem per kete duke arritur te barazojme rezultatin dhe duke marre nje pike me shume vlera. Pavaresisht se ishim ne disavantazh ne kemi sulmuar deri ne fund qe te mos dilnim te humbur nga ky takim dhe barazimi ne fund na u duk te gjitheve si nje fitore. E rendesishme eshte qe te bejme sa me shume pike dhe te arrijme objektivin kryesor te klubit per qendrimin ne Challenge League”, perfundoi biseden e tij per Albaniasoccer.com mbrojtesi i talentuar Semina.

Kel Naraci

komente