Azerbajxhan/ Teli dhe Agolli i prishin festen e ditelindjes Bulkut!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 04 Mars 2012 10:47   Shtyp

admir_teli_qarabaghFK Karabakh-AZAL PFC Baku 1-0

Derbi “Shqipetar”, ne kampjonatin azebajxhanas fitohet nga Teli dhe Agolli duke i prishur festen e ditelindjes lojtarit tjeter te kombetares Ervin Bulkut. Te tre futbollistet kuqezinj kane luajtur per gjate gjithe ndeshjes. Ne minuten e 82-te, Bulku ndeshkohet me karton te verdhe. Karabakh fitoi me golin e R.Aliyev te shenuar ne minuten e 81-te. Pas kesaj fitoreje Karabakh renditet ne vendin e kater me 38-pike kurse Azal ne vendin e shtate me 26-pike.

Sumqayit-Khazar Lenkoran  0-3

Ekipi i Khazar Lenkoran ku luan mbrojtesi shkodran Elvin Beqiri ka fituar paster ne trasfert ndaj Sumqavit me rezultatin 3-0. Beqiri ka luajtur per gjate gjithe ndeshjes duke zhvilluar nje ndeshje shume te mire. Pas kesaj fitoreje ekipi i Khazarit renditet ne vendin e trete me 41-pike. Vetem nje pike me pak se vendi i dyte dhe pese se vendi i pare.

@Kel Naraci

komente