Hamdi Salihi, gol edhe asist per Rapid
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 09 Nentor 2009 11:02   Shtyp
hamdi_salihi_rapidHamdi Salihi ka shenuar golin e barazimit per skuadren e tij Rapid duke i siguruar nje pike shume te vlefshme pasi skuadres i duhej te mbikalonte disavantazhin e dy golave.

Sulmuesi i kombetares shqiptare e filloi lojen shume mire, duke dhuruar edhe asistin e golit te pare qe ne fillim te takimit, kur goditja e tij me koke ne sekonden e 25-te perfundoi tek Jelevic i cili shume prane vijes fatale sa e shtyn topin ne rrjete. Me pas vendasin do te shenonin tre here duke patur epersine 3-1. Ne minuten e 75-te do te ishte perseri bomberi shqiptar i cili do te realizonte golin e barazimit me koke, pas nje krosimi nga goditja e lire, duke i siguruar nje pike miqve. Salihi pati edhe disa raste te tjera shenimi perpara dhe pas golit te barazimit por goditjet e tij ishin pa rezultat

Ky ishte goli i 8-te i Salihit ne kete kampionat per Rapid.

Kel Naraci
komente