Itali/ Samir Ujkani, heroi i Novares
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 28 Mars 2012 16:20   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraGazeta prestigjioze italiane gazeta “Dello Sport” i kushton një artikull te tere portierit te kombëtares shqiptare ne një forme te jashtëzakonshme ne javët e fundit ne serine A me ekipin e Novares .

Ne shkrimin me titull “Ujkani i ka vene drynin portës, por a do te mjaftoje për te shpëtuar Novaren” gazetari Gusepe Madaluno ngre ne qiell aftësitë e portierit shqiptar por edhe prapavijës se Novares.

Ne 8-javët e fundit, ne plot 6-ndeshje Ujkani e ka mbyllur takimin i pamposhtur duke pësuar gol ne transfertat e Catanias dhe Bolonjes. Nëse vazhdon me këto ritme atëherë do te mësohet pas dy muajsh nëse Novara do te arrije te qëndroje ne serine A.

E sigurt është, shkruan gazeta se, Novara ka gjetur me ne fund mbrojtjen solide dhe një portier i cili është mjeshtër i penalltive jo vetëm me kombëtaren duke hipnotizuar edhe një specialist si Di Vaio.

Ndërkohe portieri i kombëtares shqiptare po monitorohet edhe nga skuadra e Arsenalit sipas Sitit Fastweb.It. Sipas kësaj uebfaqeje, Ujkani është ndjekur nga përfaqësuesit e Arsenalit në ndeshjen e fundit të kampionatit italian ndërmjet Novaras dhe Leçes, që u mbyll pa gola të dielën.“Një përfaqësues i Arsenalit ka marrë shënime për dy lojtarë të kësaj ndeshjeje. Ata ishin sulmuesi i Leçes Muriel dhe portieri i Novarës, Samir Ujkani.

komente