Zvicer/ Armando Sadiku rikthehet me dy-golesh !
nga AlbaniaSoccer   E diel, 01 Prill 2012 10:17   Shtyp

armando_SadikuLocarno-Biel-Bienne  2-0

Sulmuesi shqiptar i Locarnos eshte rikthyer tek goli madje ka shenuar dy te tille ne sfiden e djeshme kunder Biel-Bienne.

Ne minute e 64-ter, Armando Sadiku shenon nga pika e bardhe e penalltis dhe ne te 71-ten, dyfishon rezultatin ne 2-0.  Sadiku u zevendesua ne minuten e 82-te, nga Rapp.

Edhe mbrojtesi shkodran Semina zhvilloi nje ndeshje shume te mire duke thyer  sulmet kundershtare. Biondi shkodran u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 50-te.

Per ekipin kundershtar u aktivizuan gjithashtu Agonit Sallaj, pjestar i U-21 te Shqiperise dhe Labinot Sheholli qe eshte pelqyer nga De Biasi per te qene ne kombetare.

Sallaj dhe Sheholli u ndeshkuan me kartona te verdhe. Sallaj ne minute e 28-te, dhe Sheholli ne te 63-ten.

Kel Naraci

komente