Itali/ Samir Ujkani mund te operohet ?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 04 Prill 2012 22:15   Shtyp

sajmir_ujkani_novaraPortieri i kombëtares shqiptare Samir Ujkani pritet të bëhet operacion, pas dëmtimit të pësuar në dorën e djathtë në ndeshjen me Romën. Ai u godit nga sulmuesi verdhekuq Osvaldo, pasi kishte kontrolluar topin dhe më pas u çua urgjentisht në spital.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse konfirmohet diagnoza e parë, Ujkani do të jetë i detyruar të mungojë për një kohë të gjatë, ndoshta deri në fund të sezonit. Do të zhvillohen edhe analizat e thelluara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

komente