Zvicer/ Hyka dhe Kukeli 90-minuta, Shaqiri supergol per Bazelin
nga AlbaniaSoccer   E diel, 08 Prill 2012 12:08   Shtyp

jahmir_hykaLucerne-Basel  1-1

Futbollisti kosovar me pasaporte zvicerane, Xherdan Shaqiri, shënoi një supergol për skuadrën e tij Bazel, duke u cilësuar si goli me i bukur ne kampionatin zviceran për këtë sezon. Ne takimin e vlefshëm për javën e XXVII mes Lucernes dhe Bazel, ne minutën e 3-te, futbollisti i kombëtares zvicerane pas një pasimi shënoi një gol te mahnitshëm me rafishate, duke e çuar topin ne rrjete.

Ndërkohe Lucerna, skuadra e Jahmir Hykes dhe Burim Kukelit, kandidatit për kombëtare, barazoi shifrat ne minutën e 59-te, ne rezultatin përfundimtar 1-1. Si Kukeli, ashtu dhe Hyka luajtën përgjatë 90-minutave.

Pas përfundimit te kësaj jave, Bazel kryeson ne kampionatin zviceran ne vend te pare me 59-pike, 17-pike larg Lucernes te vendit te dyte.

komente