Australi/ Besart Berisha fiton çmimin "Golden Boot of Australia"
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Prill 2012 17:40   Shtyp

besart-berishaSulmuesi i kombëtares shqiptare te futbollit Besart Berisha, është shpallur zyrtarisht fituesi i “Këpucës së artë”  ose si njihet ne Australi "Golden Boot of Australia" ne kampionatin australian, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i këtij kampionati. Berisha ka realizuar 19-gola me skuadrën e tij Birsbane Roar. Duke folur pas marrjes se këtij çmimi, Berisha tha se këtë ja kushton shokëve te tij te skuadrës dhe trajnerit Ange Postoglu. Ky është sezoni i pare i sulmuesit 25-vjeçar ne kampionatin australian.

Kel Naraci

komente