SHBA/ Hamdi Salihi shenon ne fitoren e DC United
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Maj 2012 15:31   Shtyp

salihi_prezantim_dcDC United-Colorado Rapids  2-0

Hamdi Salihi vazhdon të shënojë gola të Dc United në kampionatin amerikan, Major League Soccer. Pas fillimit të ngadaltë të aventurës përtej Atlantikut, tashmë sulmuesi shqiptar ka gjetur ritmin dhe nuhatjen e zakonshme përpara portës.


Kjo u konfirmua edhe në ndeshjen ku Dc United fitoi 2-0 në shtëpi përballë Kolorados, ku Salihi u aktivizuar si titular dhe qëndroi deri në fund në fushë. Takimi u zhbllokua në minutën e 25-të pas rrjetës së De Roziarios, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Salihi mund të kishte dyfishuar, por devijimi I tij me kokë u frenua nga ndërhyrja e shkëlqyer e portierit Pikens.

Megjithatë, skuadra nga Uashingtoni dhe Salihi kanë vazhduar sulmet, ndërsa kur kronometri tregonte 60-minuta kuqeziu arriti të dyfishonte shifrat dhe mbylli virtualisht takimin. Salihi iu vodh mbrojtjes së Kolorados, duke shtyrë në rrjetë një top të kthyer nga portiere dhe ka festuar, pavarësisht pretendimeve të mbrojtësve kundërshtarë për pozicion të parregullt.


Ky ishte goli i tretë i Salihit në MLS, ndërsa të gjitha rrjetat shkodrani i ka realizuar në 4-ndeshjet e fundit. 28-vjeçari u shpreh mjaft i kënaqur për ecurinë e skuadrës, që renditet e dyta në Konferencën e Lindjes pas Nju Jork Red Bull të superyllit Tierri Hanri, por edhe me formën e tij.
komente