Gjermani/ Andis Shala fiton “Double”
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Maj 2012 06:16   Shtyp

andis_shalaAndis Shala ( Hallescher FC ), pasi ia doli qe me ekipin e tij te dal Kampion i Regionallga Nord fitoj
edhe Kupen e Sachsen Anhalt.

Ata fituan me rezultatin 4-0 kunder Handelsleben. Shala ishte autor i golit te trete per HFC dhe keshtu pos kalimit ne Ligen e trete Profesioniste, ai do marre pjese ne Kupen e Gjermanise, per te dyten here radhazi.

Ata kete edicion u eliminuan nga Eintracht Frankfurt. Eshte kjo Kupa e trete e Andis Shales, pas Kupes se Skocise qe e fitoj me FC Dundee United.


Hallescher FC  kete edicion  lane pas Red Bull Leipzig e cila kishte buxhetin e njete prej 7-milion eurosh, buxhet te cilin e kishte edhe  Fortuna Düsseldorf qe kaloj ne Bundesliga.

Shala ne kete edicion per Hallscher FC ka shenuar 13-gola. 7 ne Kupe dhe 6 ne Kampionat.

Sami Bacaj

komente