Itali/ Elvis Kabashi kalon te Juve
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 20 Qershor 2012 18:40   Shtyp

ball_goalNe radhët e Juventus do te jete qe këtej e tutje edhe një futbollist shqiptar. Kampionet me te rinj te Italisë ka arritur marrëveshjen me Empolin për transferimin e 19 vjeçarit Elvis Kabashi. Kabashi i cili është pjese e kombëtares shqiptare te 19 vjeçareve i ka kushtuar skuadrës se Juventus një shifër prej 1.8 milionë euro. Ka qene këmbëngulja e trajnerit te te rinjve Marco Barone për ta transferuar futbollistin shqiptare ne Torino. Aktualisht Kabashi i cili ka shënuar edhe një gol me Bosnjën me kombëtaren 19 vjeçare ishte pjese e te rinjve te Empolit.

komente