Spanje/ Alban Bunjaku nënshkruan për Sevilian
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Qershor 2012 17:32   Shtyp

ball_goalSevilla ka transferuar mesfushorin shqiptar Alban Bunjaku nga skuadra angleze e Arsenalit.

Djaloshi 18-vjeçar me origjin nga kosova dhe me nënshtetësi angleze është produkt i akademisë së Arsenalit. Ai iu bashkua klubit londinez që ne moshen tetëvjeçare.

Por pavarësisht se u tregua premtues, ai është lejuar të largohet drejt klubit spanjoll. Bunjaku do te aktivizohet fillimisht me ekipin e Sevilia B.

Gazeta britanike shkruan se Bunjaku po ashtu ka nxitur një luftë në mes të Anglisë dhe Shqipërisë. Derisa Federata Angleze synon ta angazhojë atë me Tre Luanët, Federata Shqiptare po ashtu e sheh Bunjakun si yllin e ardhshëm të përfaqësueses kuqezi.

komente