Itali/ Petkoviç : Ekuilibrat e Lacios varen nga Lorik Cana
nga AlbaniaSoccer   E martë, 10 Korrik 2012 21:12   Shtyp

lorikCana_Lazio“Ekuilibrat e Lacios varen nga ty”, këto janë fjalët me të cilat trajneri Petkoviç i është drejtuar Lorik Canës. Drejtuesi i ri i stolit nuk i është drejtuar në këtë mënyrë as Ledezmës, Hernanes, Luliç apo blerjes më të re, Ederson.

Tekniku i ri i bardhkaltërve ka shumë besim te kapiteni i Shqipërisë, që gjatë sezonit të kaluar me Edi Rejan rrezikoi të cilësohej si blerje e dështuar. Por, prej edicionit që lamë pas, Cana e fitoi me lojë dhe sakrificë vendin në skuadër, ndërsa nga stafi i ri teknik, tashmë ai duket se vlerësohet si një prej themeleve të skuadrës për të ardhmen.


Presidenti i Lacios, Lotito deklaroi gjatë prezantimit të brazilianit Ederson se “ndeshjet nuk fitohen vetëm falë cilësive teknike, por duhet edhe cilësia morale”. Fjalë nëpërmjet të cilave vetëvetiu të shkon mendja te Lorik Cana: “luftëtari” shqiptar.


Ish-kapiteni i Marsejës dhe i Sandërlendit ka një eksperincë ndërkombëtare për t’u pasur zili, ku në skuadër lihet mbrapa vetëm nga Miroslav Klose. Por, ai spikat mbi të gjitha për personalitetin magjepës, sigurinë, forcën dhe përgatitjen fizike. Me fjalë të tjera një lojtar i domosdoshëm, pa të cilin skuadra nuk mund të funksionojë. Drejtori sportiv Igli Tare e ka blerë shumë lirë me bindjen se Loriku do të kthehej në një idhull të tifozëve.


Logjikisht, skuadrës ofensive të Petkoviç, me lojtarë cilësorë dhe të shpejtë në fazën sulmuese, i nevojitet një ekuilibër në fushë, por mbi të gjitha një lojtar që të luftojë për të tjerët. Pak rëndësi ka roli që do të mbulojë, vlen më tepër fryma që ai do ti japë skuadrës. Për këtë arsye, trajneri i Lacios ia ka bërë të qartë Lorik Canës se ekuilibrat e skuadrës varen pikërisht nga “luftëtari” kuqezi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide